Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka bërë një thirrje ndaj të gjithë sportistëve që t’i shohin me kujdes premtimet e kandidatëve për kryetar të komunave.
Specifikisht, ai ka bërë ftesë për të gjithë kandidatët e qytetit të Pejës që të shpalosin ofertën e tyre për sportin, përcjellë Klan Kosova.
“Sa për ilustrim po i potencoj dy premtime që i kam dëgjuar apo lexuar dhe atë:
Fatmir Gashi kandidat i AAK premtoj buxhet për klubet e qytetit të Pejës 400.000 Euro fjala është për subvencione kurse sot e lexova që
Sabiha Shala Kandidate nga PDK premtoj 1,5 për qind të Buxhetit të Komunës për klubet Sportive”.
“Po pres me padurim që edhe Kandidati i LDK Gazmend Muhaxheri të flet për subvencionim të klubeve me shifra konkrete!
Bashkim Nurboja profesori i nderuar kandidat i VV si dhe Reshat Nurboja kandidati i Alternativës thuajeni mendimin e juaj rreth Sportit por konkret ju lutem,komuniteti Sportiv i etshëm të dëgjoj ma shumë për Sportin!”, ka shkruar ai në Facebook.
“Edhe kandidatët tjerë për Kryetar shpresoj që të shpalosin programet e tyre për sportin!
Sporti Pejan ka medalje të artë Olimpike, s’ka asgjë më lartë në Sport që mund të arrihet!”, ka përfunduar ai.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.