Filmi “Tori and Lokita”, në të cilin luan aktori nga Kosova, Alban Ukaj, ka triumfuar me një çmim në edicionin e 75-të të Filmit të Kanës.
Dardennet me “Tori and Lokita” marrin Çmimin Special të edicionit jubilar.
“Tori dhe Lokita” është një tregim, në stilin e vëllezërve Dardenne, për dy fëmijë afrikanë, që kërkojnë letra në Belgjikë.
Kjo është hera e dytë që Albani shkon në Kanë me vëllezërit Dardenne. Ai mori pjesë për herë të parë në Festivalin e 61-të të Filmit në Kanë në vitin 2008 me filmin e tyre “Lorna’s Silence”.
Festivali më i madh i filmit në botë ka nisur nga 17 dhe përfundon sonte, më 28 maj./KultPlus.com
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.