Pas një shqetësimi shëndetësor të fundit, Tori Kelly, është falënderuese për jetën e saj.
Këngëtarja u shtrua në spital për mpiksje gjaku në korrik, pasi u raportua se u rrëzua në një darkë me miqtë në Los Anxhelos, dhe ajo foli për përvojën saj në turneun "Take Control" në Bowery Ballroom në New York City të hënën.
“Jam shumë, shumë mirënjohëse që jam këtu dhe jam kthyer”, u tha Kelly fansave nga skena. "Ishte një përvojë e çmendur, e çmendur".
"Nëse ka një gjë që e dija dhe që e mbajta gjatë gjithë kohës është se Zoti ishte me mua - dhe ju të gjithë ishit me mua. E ndjeva dashurinë."
Në korrik, TMZ raportoi se Kelly kaloi më shumë se një javë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.