Lajmet e fundit

Duke qenë se MKRS, ka ngritur kallëzim penal me akuzën se objekti është rrënuar jashtëligjshëm meqë është monument i Trashëgimisë Kulturore, kryetari i Prizrenit Totaj, në Edicionin Special sonte pati disa përgjigje ndaj ministrit Çeku.
''Ministria është vonuar në respektim të afatit për kthim të përgjigjes, dhe si pasojë e moskthimit të përgjigjes në afat ligjor, komuna e ka marrë të drejtën të veprojë dhe t’i japë lejen investitorit''.
''Gjatë zgjatjes së procedurës së dhënies së lejes, MKRS ka filluar në mënyrë të kundërligjshme, procesin e kalimit të asaj prone në mesin e objekteve të mbrojtura të Trashëgimisë Kulturore''.
''MKRS këtë e ka bërë pa e bërë valorizimin e nevojshëm, pa respektuar hapat ligjorë dhe pa e njoftuar komunën fare''.
Për më shumë, ndiqni qëndrimin e tij të plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=0jLdS_wq5ZI