Rrëzime masive, ndërprerje e përkohshme e garës, por mbi të gjitha fitorja e madhe Purito Rodriguez mbi Murin e Huy, si dhe fitimi i fanellës së verdhë të liderit të klasifikimit të përgjithshëm nga Chris Froome. Ishin këto surprizat e etapës së tretë të Tour de France, Anversw-Huy, 159.5 km.
Surpriza e parë ndodhi rreth 58 kilometra nga finishi, kur një incident që nisi me francezin William Bonnet bëri që rreth 20 ciklistë të përfundonin për tokë, mes tyre të përfshirë dhe Fabian Cancellara , Matthews, Teklehaimanot, Henderson, Van Summeren, Ten Dam, Pozzato dhe Rui Costa.
Vetëm pas pak mori jetë edhe një skenar i paparë më herët, me gjitha ambulancat në dispozicion që ju jepnin ndihmën ciklistëve të rrëzuar, drejtori i Tour, Christian Prudhomme, ndërpreu garën mes debateve të forta mes skuadrës Astana dhe Sky që donin të vazhdonin dhe Movistar që preferonte ndalimin.
Në një moment gara ndaloi dhe nisi pas rreth 10 minutash. Në ngjitjen finale mbi Murin e Huy u luftua beteja për suksesin në etapë dhe kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm.


●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.