Ka filluar etapa e fundit e edicionit të 102-të të Tour De France, etapa e fundit është duke u zhvilluar në Ville d’Avray, aty ku ka përfunduar edicioni i parë zyrtar i kompeticionit më prestigjioz të çiklizmit në vitin 1903, përpara se të përfundoj në Paris, raporton Sky Sport, transmeton Klan Kosova.
Chris Froome, efektivisht ka vulosur fitoren e përgjithshme pas kalimit me sukses së fazave garuese, dhe ka 68.5 km për t’i kaluar dhe të konfirmohet si fitues, Froome mund ta humbas fitoren në rast të një aksidenti si pasojë e motit të keq.
Deri tani janë edhe katër xhiro për tu kaluar, gara ende është duke u zhvilluar në këto çaste dhe garuesit i kanë edhe 24 kilometra t’i përfundojnë nga 109,5 kilometra sa ishte distanca e përgjithshme.
Chris Froome është duke vazhduar i sigurt përpara, derisa gara i afrohet fundit.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.