Peja shquhet për traditën e tregtisë dhe biznesit ndër shekuj.
Kësaj radhe do të kuptojmë më shumë rreth një forme të re të këmbimit të valutave e cila për herë të parë tashmë po bëhet edhe në këtë qytet.
Kërkesa për të pasur analiza më të sakta në tregjet ndërkombëtare për këmbimin e valutave, bëri që një zyrë pikërisht për këtë punë të themelohet edhe atje.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë informacione dhe njohuri më shumë në lidhje me tregun më të madh në botë të këmbimit të valutave ForEx, tashmë kanë një adresë.
Këtu mësohen bazat dhe pikat kryesore të ForEx, të cilat bëjnë lehtësimin e parashikimit për ata që dëshirojnë të këmbejnë valuta të ndryshme në këtë treg financiar.
Traders FX, iu mëson detajisht mënyrën e analizimit të tregut të valutave, se si dhe nga çfarë faktorë ndikohen.
Avancimi teknologjik dhe rrjedha botërore është më se e kjartë se çdo gjë po shkon drejtë digjitalizimit.
ForEx është trgeu më i madh botëror për këmbimin e valutave, andaj çdo mësim i kuptuar për këtë treg do bëjë të jeni më të suksesshëm.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=bZN3fKtn9xE
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.