Policia e Shtetit ka njoftuar se ka ekstraduar nga Greqia dhe nga Franca dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, transmeton Klankosova.tv
Sipas njoftimit të Policisë, dy shtetasit e ekstraduar janë V.D., dhe P.D., njëri i kërkuar për vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë dhe për mbajtje e prodhim të armëve, ndërsa tjetri për trafikim të drogës dhe pastrim parash.
“V. D., 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.”
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.