Duke e konsideruar shekullin, në të cilin jetojmë, teknologjia dhe interneti janë pjesë kyçe në veprimet tona të përditshme, ku përveç tjerash, ato shfrytëzohen edhe për qëllime tona personale; është dukshëm e njohur që të rinjtë janë përdoruesit më intensiv të tyre.
Në fakt, ata shpeshherë nuk e kanë parasysh rrezikun permanent, i cili mund t'u kanoset nga përdorimi i rrjeteve të ndryshme sociale, ku në raste të shpeshta ata edhe mund te bien në kontakt me njerëz të panjohur. Trafikimi kibernetikë është një problem global i cili i referohet përdorimi të hapësirës kibernetike duke i rekrutuar, promovuar apo reklamuar viktimat, kryesisht pjesët intime të trupit të tyre me qëllim që të tërhiqen klientë.
Viktimat rekrutohen nga trafikantët duke përdorur mjete sikurse kompjuterët dhe telefonat e mençur, ku videot, fotot apo edhe live videot, transmetohen në rrjete sociale apo uebsite pornografike me qëllim të ekspozimit seksual të viktimës, pa vullnetin e tyre dhe me anë të kërcënimeve.
https://youtu.be/JTQ3lr9oGI8
Fatkeqësisht as vendi ynë nuk ka shpëtuar nga ky fenomen, e kjo gjë po shqetëson Policinë e Kosovës, ku sipas tyre adoleshentet tanë janë ata që po preken më së shumti nga kjo dukuri, ndaj apelojnë tek prindërit që të kujdesen për botën digjitale të fëmijët e tyre. Përveç institucionit të sigurisë, për parandalim të mëtutjeshëm të kësaj dukurie masa ka ndërmarr edhe "Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimi", të cilët janë është duke implementuar Projektin “Parandalo para se të filloj - trafikimi kibernetikë” i cili mbështetet nga organizata GIZ, projekti rajonal PaCT - zyra në Kosovë .
Në kuadër të projektit po realizohen fushata digjitale dhe trajnimet vetëdijesuese mbi trafikimin kibernetikë të ofruar për nxënësit të moshës 14-16 vjeç dhe këshillat e prindërve në shkollat fillore në disa komunat të Kosovës.
Qëllimi i fushatës është të rrisë vetëdijen e qytetarëve më theks të posaçëm të miturve ne lidhje me Trafikimin Kibernetikë, ku përmes video animacionit dhe postimeve sistematike ata të mund të kuptojnë më tepër për problemin.
Kjo fushatë përveç që ka shtrirje nacionale, ka shtrirje edhe regjionale.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.