Me qëllim të shmangies së ngarkesës së komunikacionit, në hyrje të Vushtrrisë, është vendosur një tabelë me shenja të komunikacionit, e cila ndalon qarkullimin e automjeteve mbi 7.5 tonë.
Por, kjo shenjë nuk respektohet nga një numër i madh i kompanive te autobusëve, me arsye se kombi-busët po ua marrin udhëtarët rrugës.
Nga Komuna e Vushtrrisë kanë bërë të ditur se shenja nuk ka të bëjë më qëndrueshmërinë e urës që gjendet pranë tabelës.
“Shenja nuk të bëjë me aftësinë mbajtëse të urës, mirëpo ka të bëjë me evitimin e krijimit të qarkullimit të ngopur në qytetin e Vushtrrisë”, tha inxhinieri i komunikacionit në rajonin e Vushtrrisë, Islam Latifi.
Kronikë e realizuar nga Diona Haxhiu
https://www.youtube.com/watch?v=UVI5JdBVsxg
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.