Trafiku urban morri vendim që të shtunën gratë dhe vajzat të lirohen nga pagesa për udhëtim. Kështu u panë numër më i madh i këtyre të fundit që zgjodhën këtë formë të udhëtimit.
Vendimi u mor për të festuar të mbijetuarat e kancerit të gjirit dhe për të inkurajuar që të ndërmerren veprime për vetëdijesim ndaj parandalimit të kësaj sëmundjeje. Më shumë vëmendje e përkrahje për ato që e kanë kaluar këtë sëmundje, po kërkojnë edhe burrat.
Tetori njihet si muaji i vetëdijesimit kundër kancerit te gjirit dhe gjatë tij u zhvilluan aktivitete të shumta në vend.
https://www.youtube.com/watch?v=mXq56FeTnCE
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.