Futbollisti Erion Kajtazi ka ndërruar jetë gjatë ditës së shtunë derisa ishte duke zhvilluar një ndeshje kampionale të Superligës së Kosovës së juniorëve.
Lojtari i Trepçës ‘89, po luante në Korishë të Prizrenit kundër ekipit A&N në mesditë, ku dyshohet se pësoi sulm në zemër.
Ekipi mjekësor i dhanë ndihmën e parë derisa prej aty viktima u dërgua në spitalin e Prizrenit, njofton Klan Kosova.
Pjesëtarë të të dy ekipeve qëndruan për orë të tëra pranë Emergjencës por asnjëri nga ta nuk pranoi të rrëfej ngjarjen e hidhur.
Gjatë gjithë kohës bashkë me familjarët këtu ishte edhe kryetari i Federatës se Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, por i njëjti i tha Klanit se raportin për rastin do ta jep Policia.
Klani mësoi se Erioni ishte djali i vetëm i familjes.
https://www.youtube.com/watch?v=11wWepTisng
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.