Ka marrë një epilog procesi gjyqësor në procedurë civile pranë Gjykatës Themelore të Suharekës, për rastin e trevjeçares Xheneta Gashi, e cila kishte vdekur pas rënies së murit të një shtëpie brenda Qendrës Historike në Prizren.
Siç raporton gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu, Ministria e Kulturës detyrohet që në emër të dëmit material dhe jomaterial, t’ia kompensojë nënës së viktimës 15 mijë euro, vëllait binjak të viktimës, 8000 euro, si dhe shpenzimet e varrimit dhe ngritjes së përmendores, 2000 euro, transmeton Klankosova.tv.
“Trevjeçarja kishte humbur jetën pas shembjes së murit në rrugën ‘Marlin Barleti’ në Prizren më 6 qershor 2016. Sipas vendimit të Gjykatës, në rigjykim Gjykata kishte aprovuar pjesërisht padinë e nënës së viktimës dhe djalit të mitur, duke i kompensuar për dëm material. Vlen të përmendet se për këto pagesa gjykata ka caktuar edhe kamatën ligjore prej 8%, ndërsa ka refuzuar si të pabazuara shumat tjera të kërkuara me padi”, tha Salihu në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=t6rLswZZBpo
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.