3 ditë nuk ditën gjë për të. Në të 4-ën, familjarët morën një lajm të kobshëm për Shqipron Muqiqin, të cilin e nisën për kurbet, ilegalisht.
Ai mbeti i vdekur në kufirin Serbi-Kroaci, të martën, pasi dyshohet se u sulmua me thikë nga një grup emigrantësh. Këta, paraprakisht tentuan ta plaçkitnin Shqipronin dhe shokun e tij kosovar nga Vushtrria.
Gjithsesi, familja tha se nuk e njeh këtë të fundit dhe se vendimin për t’u nisur për Gjermani, dy shokët e morën brenda disa minutave.
Kthimin e trupit të 19-vjeçarit në vendlindje, në Llapashticë të Podujevës, nga morgu i qytetit të Novi Sadit, e ndihmoi edhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd.
Sekretari Fatmir Haxholli shkroi se Serbia është vendi më i rrezikshëm në Europë, për kosovarët.
“Nga Beogradi, e them se Serbia, për këdo nga Republika e Kosovës, është vendi më i pasigurtë dhe më i rrezikshëm në Evropë. Kështu do të mbetët derisa fryma anti - Kosovë, në Serbi, frynë në veri, jug, lindje dhe perendim të këtij vendi”, tha ai.
Ani se u tha që nuk ka gisht direkt në këtë tragjedi, Serbia mund ta ketë njëfarë faji pasi autoritetet kufitare të saj lejuan ecjen e dy kosovarëve brenda këtij shteti, ndonëse e dinin afër kësaj zone në Batrovci kishte grupe të rrezikshme të emigrantëve, gjatë gjithë kohës.
https://www.youtube.com/watch?v=ROJ4riv6QXs
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.