Burrat e familjes Gashi mbushën sallën e Gjykatën Themelore në Pejës, të enjten.
Të të gjashtit dyshohet se planifikuan hakmarrjen ndaj familjes Hoxha për 300 euro borxh, që përfundoi me vrasjen e një 23-vjeçari.
Petendimet e prokurorisë për zbulimin e planit të tyre, nuk deshën ta dëgjojnë në seancën fillestare, andaj propozuan që aktakuza të mos lexohet fare.
Megjithatë, leximi i saj u pa mëse i nevojshëm nga prokurorja Lumtirie Vuqetaj, që me orë tregoi momentet kritike.
Kjo e shpjegoi edhe përcjelljen paraprake që të akuzuarit i bënë burrave e grave të familjes Hoxha, kur shkuan të hanin iftar në një restorant në Vojllak të Klinës, më 28 prill të 2022.
Ani se thanë se e kuptuan asnjëri nga të dyshuarit nuk e pranoi fajin as për vrasje të rëndë e as për ndihmë në këtë vepër.
Megjithatë, ai që dyshohet se shkrepi armën që i mori jetën të riut tha se nuk ndihet mirë për rastin e ndodhur.
https://www.youtube.com/watch?v=eLlShQ_tcuo
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.