Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e mbytjes së fëmijës 6 vjeçar në ujërat e lumit Shkumbin në Shqipëri.
Abcnews.al raporton se banesa e të miturit ishte afër lumit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Peqin, në lagjen “Çezme”, transmeton Klankosova.tv.
Fëmija ka qenë në banesën e tij dhe u ka shpëtuar vëmendjes së prindërve të cilët kujtonin se po luante me fëmijët e tjerë. Trupi i pa jetë i të miturit u gjet nga një peshkatar i zonës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.