Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pasi një autobus u përplas me një stacion autobusi në qendër të Stokholmit, thotë policia suedeze.
Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë identitetin e viktimave.
Nuk është e qartë nëse kishte pasagjerë në bord.
Rrethanat e aksidentit të së premtes në rrugën Valhallavägen në kryeqytetin suedez mbeten të paqarta, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Shoferi i autobusit po merret në pyetje dhe një hetim për vrasje të paqëllimshme është hapur si çështje rutine.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.