Politikanja serbe Rada Trajkoviq ka komentuar sërish rastin e rrahjes së Nikolla Rashiqit, djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq gjatë së hënës në Llapnasellë.
Ajo në një intervistë për Klan Kosova ka deklaruar se lëndimet që i ka marrë ai sipas Trajkoviqit "paraqesin diçka që do të duhej t`i mobilizojë të gjithë njerëzit".
“Ajo çka më befasoi është numri i njerëzve që vështroi dhe morri pjesë në linçimin e tij, askush nuk u afrua t`i ofrojë ndihmë dhe kjo gjë më dekurajon.
“Politikani që ka lindur këtu jeton me gjithë familjen dhe bashkëpunon me të gjithë njerëzit qëllimmirë në kuptimin e funsionalitet institucional qëndrimin para së gjithash të serbëve në këto anë, atëherë ku është thelbi".
Trajkoviq për Klan Kosovën njëherit ka deklaruar se “ është instaluar një regjim mafioz” e që sipas saj “operimin e të cilit e ka ndier kryesisht veriu i Kosovës”, ku edhe ka përmendur rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, disa incidente me djegje veturash, etj.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.