Besnik Humolli, trajner fitnesi dhe nutricionist, ka thënë që njerëzit tashmë janë vetëdijesuar dhe po shkojnë në fitnes edhe gjatë stinës së verës.
"Tash edhe verës ushtrojnë shumë dhe këtë vit nuk është vërejtur ai ndryshimi si vitet e kaluara. Mendoj që është mirë që njerëzit e kanë kuptuar që aktiviteti fizik është si ushqimi, duhet çdo herë”.
Ai, në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova ku është diskutuar tema "Mirëmbajtja e trupit përmes aktiviteteve fizike", ka thënë që njerëzit më herët kanë pauzuar gjatë stinës së verës nga fitnesi.
"Verës, njerëzit kryesisht kanë pauzuar dhe nuk janë stërvitur, ndoshta edhe pse nuk kanë qenë kushtet shumë të mira, pasi ka qenë edhe shumë nxehtë në sallë dhe është ai mentaliteti që mendojnë që verës dobësohen".
Humolli gjithashtu ka thënë që nuk është e vërtetë që mund të humbim në peshë gjatë verës.
"Nuk është e vërtetë që humbim në peshë gjatë verës, por janë mite të pa bazuara. Mund të dehidrohesh verës e jo nuk e humb masën muskulore, vetëm ujë pi më shumë", tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=X52d2KlLQaQ
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.