Të shtunën në emisionin “Familja Ime” në Klan Kosova është diskutuar për rëndësinë e përfshirjes së baballarëve në rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
Sa janë të rëndësishme trajnimet të cilat organizatat i mbajnë në vendin tonë për ta rritur vetëdijen që rritja e fëmijëve është obligim i të dy prindërve dhe jo vetëm i nënës?
Qendra për Shërbime Humane në Zhvillim në bashkëpunim me UNICEF-in kanë mbajtur trajnime për prindërit ku në fokus kanë pasë baballarët dhe rolin e tyre në familje dhe në zhvillimin e fëmijëve qysh në mosha të hershme.
Muslim Selimi ka thënë se këto trajnime i kanë shërbyer atij që ta kuptojë edhe më mirë rolin si baba në rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
Kronikë e zgjeruar nga Majlinda Llapashtica
https://www.youtube.com/watch?v=LBtWxxT4WvU
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.