Eksperti i jetës së egër, Steve Irwin i njohur edhe si “Crocodile Hunter” ka vdekur 8 vite më parë.
Vajza e tij 16 vjeçare, Bindi Irwin është duke vazhduar trashëgiminë e tij për ruajtjen e kafshëve.
Ajo është në vitin e saj të fundit të shkollës duke përfunduar drejtimin për biznes dhe turizëm.
Pas përfundimit të shkollës ajo planifikon të punojë me kohë të plotë në kopshtin zoologjik ne Australi.
Irwin në rrjetin social Instagram ka mbi 220.000 ndjekës dhe nga fotot që ajo poston është e qartë se babai i saj kishte një ndikim të madh në jetën e saj.
“Babai im ishte luftëtari i fundit në mbrojtje të kafshëve të egra dhe unë e kam admiruar atë më shumë se çdo njeri në këtë botë” i tha Irwin eOnline, transmeton Klan Kosova.
"Unë mbaj mend që ai më dha një këshillë që e kam mbajtur mend gjithmonë, tha ajo.
"Ti duhet të trajtosh kafshët ashtu si ti don të të trajtojnë " tha ajo.
Edhe kjo është e vërtetë, përfundoi ajo.
klankosova.tv





●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.