Çdo 17 Mars, Naser Meha nga Mitrovica e konsideron ditëlindje të dytë tash e 20 vjet.
Atë ditë ai u pati plagosur me snajper në abdomen gjatë demonstratave të nisura pas mbytjes së tre fëmijëve nga Çabra në Ibër.
Ditën kritike ai kujton se e humbi vetëdijen nga lëndimet e rënda që mori.
Sfidave u mbijetoi edhe pse ende ndjen barrën e dhimbjes së 17 marsit 2004. Teksa vazhdon të jetë i pakënaqur që askush nga shteti nuk u mor kurrë me ta.
Hiç më rehat nuk ndihen as familjarët e viktimave, të atyre që u quajtën 'trazirat e marsit' në mesin e të cilëve ishte Ferid Citaku.
Për vëllain e tij Valmirin, që viziton shpesh varrin e Feridit, të rënët e marsit 2004 nuk po kujtohen veç pse janë dëshmorë të pasluftës gjë që ky vlerëson se është gabim.
Nga trazirat e marsit në krejt Kosovën u vranë 19 civilë, 11 shqiptarë e 8 serbë teksa u plagosën rreth 900 persona, gjatë dy ditëve u dogjën shtëpi e disa kisha serbe.
https://www.youtube.com/watch?v=wgJ_dNtUgp8
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.