Të gjithë e dimë se minjtë janë më të frikësuar nga ne sesa ne nga ata, por kjo gjë me sa duket nuk i duket e vërtetë askujt, pasi që shumica nga njerëzit frikësohen prej tyre, edhe pse madhësia e miut është e vogël.
Në një video që është publikuar në youtube, shihen tre irlandez në përpjekje për të trembur një mi që ka hyrë në dhomën e tyre, transmeton Klan Kosova.
Dy nga djemtë ishin mizor kur ata filluan të hedhin çorape mikut të tyre Diarmund, për ta frikësuar edhe më shumë.
Ciaran Hickie, i cili bëri videon, shkroi në Youtube: “Një mi ka hyrë në dhomën e mikut tim dhe kjo rezulton se ai është i tmerruar nga ai. Ne jemi duke shpenzuar tri orë duke u përpjekur për ta larguar miun”.
Padyshim se reagimet e mikut të Ciaran, janë tejet qesharake.
https://www.youtube.com/watch?v=aX1NhK3ZlKI
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.