Të enjten mbrëma u zhvilluan gjysmëfinalet e turneut “Trofeu i Podgoricës”.
Në kategorinë 57 kg, Patriot Behrami mposhti bindshëm 3-0, boksierin hungarez Kristyan Matyas, duke dominuar në të tre raundet dhe boksuar me teknikë të përsosur.
Flamur Sejfijaj në kategorinë 60 kg mposhti 2-1 boksierin hungarez Mate Llakatosh.
Edhe Atdhe Deliaj ishte më i mirë se kundërshtari i tij, serbi Nikolla Simonoviq, që është edhe bartës i medaljes evropiane për kadetë.
Kështu, në finale të cilat do të zhvillohen të premten nga ora 19:00, Kosova do të ketë tre përfaqësues.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.