Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë mashtruar dhjetë gra duke iu premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.
Sipas policisë, vlera e dëmit llogaritet të jetë 45 mijë euro, raporton Klankosova.tv.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.