Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Bresje.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret Njësit i Trafikut Rajonal.
“Sot rreth orës 19:30 në Bresje, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.