Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas aksidentit mes dy vetura në fshatin Dollc të Klinës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50, derisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:50 policia ka pranuar informacion se në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident. Në këtë aksident tre persona janë lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve për të kuptuar shkakun e aksidentit”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/aksident-mes-dy-veturave-ne-dollc-dyshohet-per-te-lenduar-video111/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.