Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 793 testet e kryera pozitivë kanë rezultuar 72 persona.
Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup 24, Strugë 9, Kumanovë 6, Dibër 4, Gostivar 4, Gjevgjeli 3, Koçanë 3, Delçevë 3, Shtip 3, Tetovë 2 etj.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publikë ka regjistruar 54 persona të shëruar: Gostivar 11, Shkup 8, Kumanovë 7, Shtip 4, Strugë 4, Ohër 4, Sveti Nikollë 3, Kërçovë 2 etj.
Ndërkaq betejën me sëmundjen e kanë humbur tre persona, një paciente nga Strumica e moshës 44-vjeçe, një pacient nga Gostivari 58- vjeçar dhe një 70-vjeçar nga Ohri./AlsatM
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.