Tre persona me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë - dy pacientë në Klinikën Infektive dhe një në Mjekësinë Intensive Qendrore.
Numri total i rasteve të vdekjeve në Kosovë, që nga shfaqja e pandemisë, ka arritur në 641.
Në ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 79 raste pozitive nga 764 mostra të testuara. Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.