Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e sotme në Gllarevë të Klinës.
Siç konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, tre persona mbetën të lënduar, të cilët janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.
Njëra nga veturat e përfshira në aksident ka qenë veturë zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkaq, Klankosova.tv merr vesh se të lënduarit janë pikërisht zyrtarë të KQZ-së.
Zëdhënësi Gashi ndërkaq theksoi se sipas informacioneve që kanë, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/aksidenti-ku-u-perfshi-1vetura-zyrtare-tre-te-lenduar-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.