Kryqëzimi i binarëve të hekurudhës ishte pamja e fundit që pa. Rrugës për në punë, në 6 të mëngjesit, Nazmi Hajzeri u godit për vdekje nga treni në Klinë.
50 vjecari nuk i mbijetoi plagëve të shumta që mori, ndonëse u bënë përpjekje që i njëjti të mbahet gjallë, raporton Klan Kosova.
“Pacienti ka pasur lëndime në disa pjesë të trupit, sidomos në pjesën e qafës dhe në këmbë. Ekipi mjekësor ka bërë ekzaminimet e nevojshme, mobilizimin e plagëve dhe ka përgatitur transferimin e tij në QKUK, por fatkeqësisht pacienti para nisjes ka ndërruar jetë”, thanë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Familjarët e të ndjerit nuk deshën të flasin për rastin, derisa thanë se Hajzeri punonte në një furrë dhe që në mëngjes shkonte për të shpërndarë bukë.
Rasti në polici u cilësua si ‘hetim mbi vdekje’, derisa trupi i viktimës u dërgua për obduksion.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=5It_y3SpPoY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.