Klubi i hendbollit, Trepça ka barazuar ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovë.
Trepça barazoi me rezultat 34-34 ndaj Prishtinës, në një super atmosferë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Te klubi mitrovicas më i miri ishte Muhamed Dobovci me nëntë gola, teksa Sali Maxhera shënoi shtatë gola.
Te Prishtina më efikas ishte Oltion Beshiri me tetë gola, teksa Festim Mustafa dhe Lulzim Shabani shënuan nga gjashtë herë.
Pas këtij barazimi, Trepça mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 25 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e tretë. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.