Pavarësisht rivalitetit në parket që kanë dy ish-finalistët e kaluar të Superligës në basketboll, tifozëritë e Trepçës dhe Yllit e mbajnë raportin mes tyre të shkëlqyeshëm.
Si në Mitrovicë ashtu edhe në Suharekë, e duan fitoren për vete në çdo përballje, por çka do që ndodh në rezultat, dashamirësinë mes vete e ruajnë.
Para ballafaqimit të së shtunës, ata ftojnë të gjitha tifozëritë në Kosovë, t’i ndërtojnë raportet e shëndosha.
Sezonin e kaluar, Golden Eagle Ylli u shpall kampion i Kosovës, duke e mbrojtur titullin, pasi mposhti Trepçën 3-1 në finale.
https://youtu.be/d_v3NfmgQrk
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.