Muzeu Etnologjik i Prishtinës është pasuruar me dhurimin e tri eksponateve të vjetra mbi 70-vjeçare.
Është Agim Malazogu nga Prishtina ai i cili i ka dhuruar vullnetarisht tri eksponate të familjes së tij, njofton Klan Kosova.
“Eksponatet e dhuruara janë ruajtur me fanatizëm nga ana e familjes deri në ditët e sotme”, thuhet në njoftimin e Muzeut Etnologjik.
“Përveç vlerave etnokulturore, artistike, ato paraqesin edhe historinë dhe kujtesën familjare të familjes Malazogu, pasi të tri eksponatet janë përdorur nga Myzaqete Malazogu (nana e Agimit) e cila jeton në Prishtinë dhe është 92-vjeçare”.
Eksponatet e dhuruara janë:
- Djep i punuar në vitin 1952, i dekoruar bukur me motive dhe ngjyra të ndryshme.
- Kusi dhe saxhak për larjen e teshave.
- Gjergjefi nga druri, për punimin e tekstileve.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.