Lajmet e fundit

Fotografi nga “Monumenti i Lules së Parë”[/caption]
Kjo punë synon të shqyrtojë dukuritë që e bëjnë të mundshëm transformimin në nivelet personale e deri ndërlidhjet e tyre me lëvizje radikale. Duke qenë se transformimi shpesh është subjekt mistik i kufizuar vetëm në momentet e kulminacioniet duke u mbështjellë me korniza mistike, kjo ekspozitë tenton të shqyrtojë të kundërtën duke e shikuar fuqinë e rëndomtë dhe konsistencën në prodhimin e çdo transformimi.
“Idile të Rëndomta të Jetës Moderne”
Ndërsa të martën (08.11.2022), në Galerinë Kombëtare të Kosovës u bë hapja e ekspozitës personale të piktorit Jeton Gusia të titulluar “Idile të Rëndomta të Jetës Moderne”.
E kuruar nga Blerta Hoçia, kjo ekspozitë shkëput çaste nga peizazhet urbane, jeta rurale, pjesë nga aktivitete të përditshmërisë, në pishina, në qendra masazhi, në autobus, në mensën e qendrës tregtare, të cilat janë të jetësuara në pikturë.
[caption id="attachment_1900627" align="alignnone" width="640"]
Fotografi nga “Idile të Rëndomta të Jetës Moderne”[/caption]
“Janë copëza dite që e përbëjnë të jetuarit në tërësinë e vetë, një botë e vogël e treguar në imtësi, një botë e duruar edhe kur është e dhunshme edhe kur një tension nën lëkurë duket se do ta plasaritë telajon e bashkë me të edhe pikturën”, shkruan kuratorja.
“Idile të Rëndomta të Jetës Moderne” që shfaq çaste nga jeta e përditshme e autorit, do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit nëntor.
"Artistët e së nesërmes 2022”
Qendra për Art Bashkëkohor të mërkurën hapi ekspozitën e finalistëve të çmimit "Artistët e së nesërmes” 2022 në Klubin e Boksit në Prishtinë.
Kjo qendër përmes një gare konkurruese i ka përzgjedhur artistët Mimoza Sahitin, Valdrin Thaqin dhe Agrina Vllasaliun, dhe ua ka organizuar një ekspozitë të përbashkët, prej të cilëve në bazë të një vlerësimi nga juria, njëri do të shpallet fitues për qëndrim dymujor në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
[caption id="attachment_1900629" align="alignnone" width="640"]
Fotografi nga "Artistët e së nesërmes 2022”[/caption]
“Artistët e së nesërmes” është çmimi kryesor për art për artistët e rinj bashkëkohor në Kosovë i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York dhe The Trust for Mutual Understanding në New York.
klankosova.tv