Mund të kenë marrë zemër nga thirrjet anti-shqiptare “Kur ushtria te kthehet në Kosovë”.
Por formacioni terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës mëngjesin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, dikush më qetë e dikush në panik, largoheshin rrufeshëm nga territori kosovar.
Dikush që para dy dekadash ia ktheu pushkën Serbisë, kujton se edhe atëbotë serbët bënë një tërheqje të detyrueshme.
Kundërpërgjigja e specialëve kosovarë, është mësim për thundrën serbe që kështu vepron nën ndikim të rakisë, njofton Klan Kosova.
Edhe Qendra Kosovare për Siguri, beson se në Banjskë rezultoi e kundërta e sloganit. Por Qendra Kosovare për Siguri apelon për vigjilencë të shtuar, e kushdo që tenton një skenar të tillë, e pret e njëjta gjë.
Grafitët që kanë zanafillë nga një këngë serbe e që u shfaqën edhe nëpër veri, po hetohen për nxitje të urrejtjes, përçarjes e mosdurimit.
https://www.youtube.com/watch?v=lOMQUUlviqs
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.