Shoferët në Kosovë nuk po tregojnë durim në kolona!
Në përpjekje për të shmangur pritjet, ata po përdorin trotuaret dhe hapësirat pranë bizneseve për të parakaluar, duke rrezikuar kështu sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet qartë sesi disa vetura lëvizin në mënyrë të pasigurt përgjatë rrugës që lidh Prishtinën me Lipjanin, përmes trotuareve dhe hapësirave anësore.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.