Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin me të cilin sigurohen vaksinat kundër COVID-19 për amerikanët, ku më pas shpërndarja e tyre do të bëhet edhe në shtete tjera.
Trump në operacionin “Warp Speed” për zhvillimin e vaksinës tha prioritet janë amerikanët, njofton Klan Kosova
Presidenti aktual ka theksuar se çdo amerikanë që dëshiron ta merr vaksinën, do ta ketë rastin ta bëjë një gjë të tillë.
"Nëse autorizohet, dhjetëra miliona doza vaksinash do të jenë në dispozicion këtë muaj.. dhe qindra miliona të tjerë do të vijnë së shpejti. Çdo amerikanë që dëshiron vaksinën do të jetë në gjendje të bëjë një gjë të tillë”, tha Trump.
Kujtojmë se Trump më parë pati thënë se vaksina fillimisht do të jepet tek grupet më të rrezikuara derisa pjesa tjetër do ta ketë rastin ta merr në prill.
https://twitter.com/WhiteHouse/status/1336395144615124996
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.