Donald Trump ka deklaruar që do të bëj një përjashtim për kryebashkiakun e porsazgjedhur të Londrës, sa i përket propozimit të tij për ndalesën e udhëtimit të myslimanëve në Amerikë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka shprehur brengat e tij sa i përket udhëtimit për në Amerikë, për shkak të religjionit të cilit i përket.
Pas sulmeve të Parisit në vitin e kaluar, Trump ka propozuar që t’u ndaloj hyrjen myslimaneve në Amerikë.
“Gjithmonë do të ketë përjashtime” ka deklaruar Trump.
Ky veprim është kritikuar brenda dhe jashtë Amerikës, mirëpo Trump ka qëndruar mbrapa propozimit të tij duke thënë që është veprim i nevojshëm për të forcuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.