Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar ndërtimin e një muri të tejdukshëm në kufi me Meksikën, në mënyrë që njerëzit të mos goditen nga “drogat” që hidhen nga ana tjetër.
“Një nga gjërat sa i përket murit e që nevojitet është transparenca”, iu tha Trump gazetarëve këtë të enjte përderisa ishte në Air Force One.
Presidenti amerikan po udhëtonte për në Paris për t’u takuar me homologun francez, Emmanuel Macron, në Ditën e Bastilles, shkruan gazeta britanike Metro, transmeton Klan Kosova.
“Duhet të mund të shohësh përtej tij. Andaj mund të jetë një mur çeliku me hapje, por duhet të kesh hapje pasi që duhet të shohësh se çfarë ndodhet në anën tjetër të murit”.
“Dhe do t’ua jap një shembull. Sado e tmerrshme që mund të duket, kur ata të hedhin thasë të mëdhenj me drogë përmbi, dhe ti ke njerëz në anën tjetër të murit, ti nuk i sheh”.
“Ata të godasin në kokë me 28 kilogramë të asaj gjëje? Mori fund””.
“Sado e çmendur që tingëllon, të duhet tejdukshmëri përgjatë atij muri. Por ne kemi dizajne të pabesueshme”, përfundoi ai.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.