Presidenti amerikan, Donald Trump e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se "që nga dita e parë që u themelua Izraeli modern, ne kemi qëndruar së bashku në të mira e të vështira, në pengesa, në fitore dhe disfata, në lavdi dhe në dhembje".
"Ne kemi ndërtuar industri së bashku, kemi bërë zbulime së bashku, jemi përballur me të keqen së bashku, kemi zhvilluar luftë së bashku dhe, ndoshta më e bukura nga të gjitha, kemi bërë paqe së bashku”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Dhe këtë javë, kundër të gjitha parashikimeve, ne kemi bërë të pamundurën dhe kemi sjellë pengjet tona në shtëpi”.
Presidenti amerikan e përfundon fjalimin e tij nën duartrokitje të zjarrta, duke thënë: "E dua Izraelin, jam me ty deri në fund".
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.