Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se ka marrë një telefonatë nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, e cila i ka thënë se e meriton çmimin dhe se ajo po e pranon atë në nder të tij.
“Personi që në fakt fitoi Çmimin Nobel më telefonoi sot dhe më tha: ‘Po e pranoj këtë në nderin tuaj sepse ju me të vërtetë e meritoni’”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, pa e përmendur me emër udhëheqësin e opozitës venezueliane.
"Është shumë mirë nga ana e saj që e bëri këtë. Unë nuk thashë 'atëherë ma jep mua', megjithëse mendoj se mund ta bëjë këtë", shtoi ai, transmeton Klankosova.tv
Çmimi Nobel për Paqen është një çmim i rëndësishëm politik. Në javët e fundit, Trump ka theksuar vazhdimisht se e meriton çmimin, duke thënë se ka përfunduar shtatë luftëra në vetëm shtatë muaj. /Klankosova.tv
https://twitter.com/i/status/1976774756239106151
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.