Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara pritet të mbyllet në orën 12:01 të mëngjesit të mërkurën, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit.
Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku ai tha edhe një herë se do të kryente shkarkime masive të punonjësve të qeverisë në rast të një mbylljeje të qeverisë.
Ai fajëson demokratët për mbylljen e qeverisë dhe thotë: "Do të pushonim nga puna shumë njerëz që do të preken shumë”, transmeton Klankosova.tv
"Gjëja e fundit që duam të bëjmë është ta mbyllim, por shumë gjëra të mira mund të vijnë nga mbylljet", thotë Trump.
"Mund të heqim qafe shumë gjëra që nuk i donim, dhe ato do të ishin gjëra të Demokratëve”. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.