Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se lideri opozitar iranian, Reza Pahlavi duket shumë i mirë, por shprehu dyshime mbi aftësinë e tij për të fituar mbështetje brenda Iranit për të marrë drejtimin e vendit.
Në një intervistë ekskluzive për Reuters në Zyrën Ovale, Trump tha se qeveria klerikale në Teheran mund të shembet për shkak të protestave, por se nuk është ende koha për të mbështetur plotësisht Pahlavin, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk e di nëse vendi i tij do ta pranojë udhëheqjen e tij, dhe nëse po, kjo do të ishte mirë për mua”, tha Trump.
Ai gjithashtu fajësoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për ngecjen e bisedimeve me Rusinë mbi luftën në Ukrainë dhe hodhi poshtë kritikat e republikanëve mbi hetimin e Departamentit të Drejtësisë ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.