Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë gazetarëve që udhëtojnë me të drejt Arizonas, se një raport qeveritar, i cili parashikon 3,000 vdekje brenda ditës nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, nuk është i vërtetë.
"Ky raport nuk është lehtësues, dhe ne jemi duke lehtësuar”, ka thënë ai duke iu referuar një dokumenti të Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave.
Presidenti ka mbrojtur edhe guvernatorët shtetërorë që kanë nisur të lehtësojnë masat, duke thënë se banorët e këtyre shteteve, janë duke respektuar distancën fizike dhe janë duke zbatuar masat tjera që lidhen me virusin, transmeton Klan Kosova.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.