Presidenti Donald Trump thotë se nuk do të vendosë tarifa në lidhje me Grenlandën pas një takimi "shumë produktiv" me shefin e NATO-s, Mark Rutte.
Në postimin e tij në platformën e tij Truth Social, Trumpi tha "ne kemi formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Grenlandën dhe, në fakt, të gjithë Rajonin Arktik", shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti amerikan shtoi se "zgjidhja" do të jetë e shkëlqyer për ShBA-në dhe të gjitha vendet e NATO-s.
"Bazuar në këtë mirëkuptim, unë nuk do të vendos tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt", tha ai.
Trump megjithatë shtoi se do të zhvillohen diskutime të mëtejshme rreth Kupolës së Artë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.