Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk ndihet më i detyruar të mendojë vetëm për paqen pasi nuk mori Çmimin Nobel për Paqen, ndërsa përsëriti kërkesën e tij për kontrollin e Grenlandës.
Në një mesazh drejtuar kryeministrit të Norvegjisë, Trump fajësoi vendin që nuk ia dha çmimin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Duke marrë parasysh që vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për ndalimin e 8 Luftërave PLUS, nuk ndiej më detyrim të mendoj thjesht për Paqen, megjithëse ajo do të jetë gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e përshtatshme për ShBA-në", tha Trump në mesazhin e siguruar nga mediat amerikane.
"Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi Kontroll të Plotë dhe Total të Grenlandës", shtoi ai.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.