Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është duke marrë një ilaç për malarian, për të lehtësuar simptomat nëse sëmuret nga koronavirusi, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se po merr hidroksiklorinë dhe një shtesë të zinkut.
"Këtë sasi po e marr çdo ditë, tash e një javë dhe e gjitha që mund t’ju them është se, deri më tani është jam mirë", tha Trump.
Ndryshe nuk ka asnjë provë se ilaçi është i sigurt ose efektiv, në parandalimin ose trajtimin e COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.