Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili është duke marrë trajtim si i infektuar me COVID-19, mund të lirohet sot nga spitali për të vazhduar trajtimin në Shtëpinë e Bardhë.
Specialisti Brian Garibaldi ka bërë të ditur se Donald Trump ka marrë një dozë të dytë të ilaçeve dhe deri më tani nuk i është shfaqur ndonjë efekt anësor, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë mirë, Trump do të jetë në gjendje të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të hënën për ta vazhduar terapinë.
Kujtojmë se të premten Trump është dërguar për në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”, pasi është konfirmuar se ai dhe zonja e parë Melania Trump kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.