Ndalesa e re e vendosur nga Donald Trump që u pamundëson myslimanëve të futen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund ta ndajë nga familja edhe vrapuesin legjendar të shtigjeve të gjata, Mo Farah, njofton Klan Kosova.
Ndalesa e Trump vlen për gjashtë vende myslimane, përfshirë edhe Somalinë, që është vendlindja e Farah, atletin më të suksesshëm britanik që ka fituar dy medalje të arta olimpike – në vitin 2012 dhe 2016.
Farah, që jeton me familjen e tij në Oregon të SHBA-ve, për momentin gjendet për trajnime në Etiopi, dhe ekziston frika se atij mund t’i ndalohet kthimi tek gruaja dhe vajzat e tij.
Farah kishte shkruar në Britaninë e Madhe kur kishte vetëm tetë vjet dhe tani mbanë dyshtetësi, atë britanike dhe somaleze, por siç dihet ndalesa vlen edhe për personat me dyshtetësi.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.